‘Para, makina dhe vajza’, pse adoleshentët shqiptarë rrezikojnë jetën për shtëpitë e barit?! Gazetari britanik: Bëjnë jetë luksi kur kthehen nga Anglia

‘Para, makina dhe vajza’, pse adoleshentët shqiptarë rrezikojnë jetën për shtëpitë e barit?! Gazetari britanik: Bëjnë jetë luksi kur kthehen nga Anglia

Një reportazh nga “Daily Express” tregon se si të rinjtë shqiptarë arrijë në Britani dhe pse mendojnë se jetesa në Angli është më e mirë se atdheu i tyre. Gazetari Zak Garner-Purkis gjatë një vizite në Shqipëri ka treguar bisedën me një të ri shqiptar. I riu me automjetin e tij Benz, rreth të 20-tave ka treguar se si e ka blerë mjetin e tij.

“Këtë e bleva duke punuar disa muaj në Londër. Isha në ndërtim”, ka deklaruar i riu.

Në shkrimin e tij, gazetari shkruan se deklarata e të riut ka qenë jo bindëse ku shkruan: Të gjithë e dinim se kjo nuk ishte e vërteta. Nuk kishte mundësi që ky i ri të fitonte mjaftueshëm për të blerë një Benz të nivelit të lartë në një periudhë të shkurtër. Ai e bleu atë pasi punoi në një shtëpi bari.

Shoferi i Merc ishte një nga shumë "djemtë londinez" që pamë gjatë udhëtimit tonë në Shqipëri këtë muaj. Nga malet e veriut deri në rrugët e frekuentuara të Tiranës, shfaqjet e tyre të pasurisë ishin kudo. Pothuajse sa herë që flisnim me një person me të afërm në Britani, fermat e kanabisit përmendeshin.

"Gjysma e të afërmve të mi punojnë në ndërtim dhe gjysma tjetër në shtëpi droge", tha një adoleshent për “Daily Express”.

Duam apo jo, Britania ka qenë prej vitesh konsumatori më i madh i drogës në Evropë. Tregu ynë i madh dhe fitimprurës është një magnet për tregtarët e drogës nga e gjithë bota, kështu që shumë të rinj të ‘joshen’ dhe të shkojnë në Angli.

“Por ishte ende tronditëse se si ishte bërë një aktivitet i zakonshëm që dikur konsiderohej krejtësisht tabu nga njerëzit në vendin e ish-bllokut komunist. Të rinjtë po braktisin diplomat universitare për të kapërcyer Kanalin dhe për të rrezikuar vdekjen në prodhimin e drogës, ndërsa shqiptarët mesatarë punëtorë luftojnë për të blerë shtëpi në një treg të shtrembëruar nga tregtarët e pastrimit të parave”, shkruan ndër të tjera gazetari.

Nuk është e vështirë të shohësh tërheqjen e punës në një shtëpi droge në Londër për një adoleshent shqiptar. Ata zgjohen çdo ditë me burimet e lajmeve të mediave sociale që shfaqin video të të rinjve në fermat e drogës në Mbretërinë e Bashkuar që fitojnë para. Ndërkohë shqiptarët e ndershëm janë të tronditur nga ky fakt, pasi fëmijët e tyre po braktisin shkollën për të blerë një automjet 50 mijë £.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë

Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë