FIER- Një 40-vjeçari me iniciale R.B., nga Shkodra iu gjetën në vendin e quajtur "Poçem" 44 mijë paund dhe 3 mijë euro brenda makinës tip "Benz" që drejtonte.

Ai nuk kishte asnjë dokumentacion që të vërtetonte burimin e parave të cilat iu gjetën në makinë, për këtë arsye u vu nën hetim ndërsa paratë iu sekuestruan pasi dyshohet se mund  të kenë origjinë kriminale.