E ndërsa para ministrisë së Arsimit dhe Sportit vijon protesta, Lindita Nikolla ka inspektuar investimet e bëra në konviktet e Inxhinierisë së Ndërtimit e quajtur ndryshe Qendra Studentore nr.2. Lindita Nikolla është shprehur se është e gatshme të takohet dhe të diskutojë me studentët përmes një përfaqësie të zgjedhur nga protestuesit. Kryeministri Rama publikoi dje pamjet e rikonstruksionit të godinave, ndërsa deklaroi se qeveria ka nisur një investim prej 18.8 mln euro në konvikte. Kushtet në konvikte janë njëra nga kërkesat e studentëve drejtuar ministrisë.
Lajmi kryesor: