Para takimit Hoti-Vuçiç në Uashington, qytetari vendos flamurin e Kosovës te Liqeni i Ujmanit

Para takimit Hoti-Vuçiç në Uashington, qytetari vendos flamurin e Kosovës te Liqeni i Ujmanit

Bekim Ibishi tek Liqeni i Ujmanit

Një qytetar ka vendosur flamurin e Kosovës tek Liqeni i Ujmani me qëllim që të shenjëzojë se Ujmani dhe Trepça i përkasin territorit të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Aktiviteti u realizua në kohën kur në Ëashington po mbahen bisedime mes Kosovës dhe Serbisë.

Sot në këtë aktivitet simbolik tek Liqeni i Ujmanit vendosëm simbolin e Republikës së Kosovës, për të shenjëzuar qartë se Ujmani dhe Trepça i përkasin territorit të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj dhe asnjë̈ shtet apo entitet s’mund të ketë̈ pretendime mbi to”, ka thënë qytetari Bekim Ibishi.

Ai ka thënë se me këtë aktivitet po informojnë delegacionin e Kosovës në SHBA  se çka i jep Kosova Serbisë. Sipas tij Serbisë i jepet vetëm fqinjësi të mirë dhe asgjë me tepër. Pas fjalimit përpara mediave, ai e mori flamurin me vete.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!