Para të ardhura nga krimi, SPAK i konfiskon Arian Plakut një dyqan në Durrës dhe një makinë

Para të ardhura nga krimi, SPAK i konfiskon Arian Plakut një dyqan në Durrës dhe një makinë

1680695501_SPAK11280x720.jpg

GJKKO ka vendosur sot konfiskimin dhe kalimi në favor të shtetit të pasurive në zotërim të Arian Plaku, me banim në Durrës. Është sekuestruar një dyqan me sipërfaqe 200 m², ndodhur në lagjen nr.1, rruga “Taulantia” si dhe një automjet i markës Chrysler, modeli Sebring,

Për administrimin e pasurive të konfiskuara është ngarkuar Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara.

Arian Plaku është një personazh i njohur për policinë, i arrestuar më herët për prodhim dhe shitje droge, i dënuar për të njëjtën vepër penale. Arian Plaku gjatë vitit 2020 ka qenë subjekt i Operacionit Forca e Ligjit. Ai është arrestuar në vitin 2014 bashkë me tre persona të tjerë, të cilët tentuan të trafikojnë lëndë narkotike heroinë në drejtim të Kroacisë.


Lajmi kryesor:

I dënuar në Belgjikë për trafik droge, GJKKO sekuestron 8 apartamente në Orikum dhe llogari bankare 260 mijë € fierakut Veip Ormënaj


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës