Para zgjedhjeve, PS ndryshime në njësinë 6, pas ikjes së Koçit e merr drejtimin Erind Bejko

Para zgjedhjeve, PS ndryshime në njësinë 6, pas ikjes së Koçit e merr drejtimin Erind Bejko

Erind Bejko

Më pak se 7 muaj para zgjedhjeve të 25 prillit, ka pasur lëvizje në rradhët e strukturave të PS në Tiranë, e cila si duket po përgatitet seriozisht për fushatën elektorale.

Në njësinë numër 6 në Kombinat ka pasur lëvizje. Në drejtim të kësaj zone do të jetë Erind Bejko pas largimit të Petro Koçit.

Ka qenë administratori i kësaj njësie Adriatik Merko ai që e ka bërë me dije këtë lajm përmes një postimi në rrjete sociale.

 "Nga sot Asamblenë Socialiste ne kombinat do ta drejtoj nje djale model i rritur ne radhe e Partise Socialiste , nje drejtues i palodhur i cili ne cdo detyre te ngarkuar ka qene i suksesëshem.

Socialistët e njësisë 6 i pret një punë e madhe dhe një detyrë objektive në çdo cep të terrenit. Ftoje te gjithe qe te behet pjese e partise socialiste per te cuar përpara te gjitha projektet. Nga takimet derë më derë, takimet me organizatat dhe të rinjtë do të jetë fokusi ynë kryesor bashkë me Erionin, Ervinin, Blerinen dhe ju Erindi", shkruan ai.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump mbi emigracionin

Planet e administratës Trump mbi emigracionin