Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se paqja në botë është shumë e brishtë teksa mori pjesë në paradën tradicionale për të përkujtuar fitoren ndaj nazistëve gjermanë në Luftën e Dytë Botërore.
Rusia shfaqi disa prej armatimeve të saj më moderne në paradën e përvitshme të Ditës së Fitores në Sheshin e Kuq në Moskë.
Përkrah Putinit, mes personaliteteve të ndryshme botërore, spikatën kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç.
Në këtë paradë ranë në sy edhe një “armatë” më vete femërore e ushtrisë ruse.
Gratë sharmante, uniforma e të cilave përfshinte edhe mini-fundet tërhoqi një vëmendje të madhe.
Komento