Parada e shqiptarëve më 28 nëntor në Tiranë, Shaqir Totaj: Qytetarët e Prizrenit t’i bashkohen kësaj feste, të promovojmë vlerat tona

Me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Tirana do të mirëpresë shqiptarët nga gjithë bota në Paradën e Shqiptarëve që do të mbahet më 28 Nëntor.

Ftesës së kryebashkiakut Erion Veliaj i është bashkuar dhe kryetari i Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj i cili fton bashkëqytetarët e tij që të udhëtojnë drejt kryeqytetit shqiptar dhe të bëhen pjese e kësaj feste madhështore të shqiptarisë.

“Të nderuar bashkëqytetarë të Prizrenit. Këtë vit, 28 nëntor, Ditën e Flamurit, komunat dhe bashkitë e Unionit të Bashkive shqiptare në rajon do ta festojnë ndryshe. Do të jetë një festë madhështore, me pjesëmarrje madhështore nga të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarë duke përfshirë këtu nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Arbëreshët e Italisë si dhe nga të gjitha trevat e tjera.

Dhe ne qytetarët e Prizrenit do të duhet t’i bashkohemi kësaj feste të madhe, kësaj parade, e cila do të mbahet në sheshin e Tiranës. Prandaj ju ftoj të gjithëve që keni mundësi të udhëtojmë për në Tiranë, me pjesëmarrjen tonë, ta zbukurojmë festën e Nëntorit, t’i japim hijeshi kryeqytetit shqiptar dhe të jemi kontribues në një promovim të vlerave tona. Ju falënderoj për gatishmërinë dhe ju presim në Tiranë. Mos harroni të udhëtoni”, shprehet Totaj.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?