112 vite Pavarësi/ Parada e shqiptarëve në Tiranë! Veliaj pret kryetarët e bashkive shqiptare: Le të punojmë për të çuar përpara progresin

112 vite Pavarësi/ Parada e shqiptarëve në Tiranë! Veliaj pret kryetarët e bashkive shqiptare: Le të punojmë për të çuar përpara progresin

Parada e shqiptarëve në Tiranë

Tirane-  Këtë 28 Nëntor, në kuadër të 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe 80-vjetorit të Çlirimit të vendit, Tirana u bë sërish qendra e bashkimit kombëtar, duke mirëpritur për të dytin vit radhazi “Paradën e Shqiptarëve.”

Nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, Erion Veliaj, dhe në bashkëpunim me Shoqatën “Rrënjët Shqiptare” (Albanian Roots – Nju Jork), kjo ngjarje festive mblodhi kryetarë, nënkryetarë dhe këshilltarë komunalë nga të gjitha trevat shqiptare, si dhe përfaqësues nga komunat arbëreshe.

Parada u hap me një moment emocionues, recitimin e poezisë së Gjergj Fishtës “Shqypnia e lirë,” sjellë mjeshtërisht nga aktori i njohur Reshat Arbana. Atmosfera festive u pasurua nga pjesëmarrësit që paraqitën trashëgiminë e tyre kulturore përmes këngëve popullore, instrumenteve tradicionale dhe kostumeve karakteristike nga të gjitha trevat shqiptare.

Ky aktivitet synon jo vetëm promovimin e trashëgimisë kulturore, por edhe edukimin dhe rrjetëzimin e brezave të rinj, duke forcuar ndjenjën e përkatësisë kombëtare.
Parada e Shqiptarëve ka një ndikim të rëndësishëm në turizmin dhe ekonominë e vendit.

Parada e Shqiptarëve” vijon të jetë një simbol i bashkimit dhe krenarisë për të gjithë shqiptarët, si dhe një mundësi e shkëlqyer për të promovuar Shqipërinë si një destinacion unik kulturor në rajon. 

.........

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:00
Nga Nju Jorku në Tiranë për paradën e shqiptarëve, grupi i valltarëve: I urojmë të gjithëve gëzuar Festën e Pavarësisë

Një grup valltarësh kanë udhëtuar nga Nju Jorku për të marrë pjesë në paradën e Shqiptarëve që po mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Uroj të gjithë shqiptarët Gëzuar Festën e Pavarësisë. Jemi 28 vetë” tha një vajzë që kishte ardhur nga Nju Jorku për Report Tv.

Ajo që ra në sy ishte edhe flamuri gjigand me dy krena që grupi i valltarëve e kishte sjellë nga Nju Jorku.

Ora 12:46
28 Nentori/ Veliaj me kryetarët e bashkive shqiptare: Sot jemi në ditët tona më të mira! Le të punojmë për të çuar përpara progresin

1732794571_cw.JPG

Pak para  nisjes së Paradës së Shqiptarëve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim kryetarët, nënkryetarët dhe kryetarët e këshillave komunalë anëtare të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, si dhe përfaqësuesit nga komunat arbëreshe.

Në fjalën e tij, Veliaj theksoi rëndësinë e bashkimit dhe bashkëpunimit mes shqiptarëve kudo që ndodhen, si një akt patriotik që forcon themelet e kombit tonë nw kwto ditw ku shqiptarwt po jetojnë ditët e tyre më të mira.

"Sot nuk kërkohet, ashtu si Isa në vakt, që të kalojmë malet. Sot nuk kërkohet që të marrim pushkën dhe të luftojmë. Sot jemi në ditët tona më të mira, jo në ditët tona perfekte, por në ditët tona më të mira. Shqipëria është një vend që do të jetë ndoshta anëtari i ardhshëm i BE-së, Kosova është e lirë dhe e pavarur, sot kemi mundësi të lëvizim dhe të takohemi me njeri-tjetrin, mundësi që  nuk i kemi pasur më përpara. Tirana përpara 2 vitesh ishte Kryeqyteti Europian i Rinisë, vjet ishte Kryeqyteti i Sportit, sivjet ka drejtuar gjithë bashkitë e Ballkanit me B-40 dhe në vitin tjetër Tirana do të jetë Kryeqyteti i Kulturës. Sot jemi në ditët tona më të mira, ndaj është e rëndësishme të kuptojmë nga kemi ardhur edhe të frymëzohemi ku duam që të shkojmë" u shpreh kryebashkiaku.

Veliaj solli në vëmendje frymën e bashkimit që ka karakterizuar shqiptarët në momente historike. Ai e cilësoi këtë moment si një shembull të qartë se progresi dhe puna për të mirën e përbashkët duhet të vazhdojnë pavarësisht sfidave dhe kufizimeve.

“Teksa shoh kaq miq nga Kosova, duke filluar nga Përparimi në Prishtinë deri te kolegët nga Mitrovica, m’u kujtua historia e Isa Boletinit teksa rrugëtonte për në Vlorë. Është kjo historia e atyre që vendosin gjithmonë qëllimin mbi përfaqësimin personal, mbi prezencën personale, mbi ambicien personale. Dhe fakti që të gjithë delegatët e Kosovës thanë njëzëri: Vazhdoni me pavarësinë se nuk pret ajo punë derisa të vijnë të gjithë të ftuarit. Është një shembull i asaj urgjence që ne kemi për punët që nuk presin. Sot ndoshta jo të gjithë kanë pasur mundësi të vijnë, ama festa do të vazhdojë edhe për ta. Nesër ndoshta jo të thotë do të jenë të mundur për punë, por puna do të vazhdojë edhe për ta. Ndoshta pasnesër ndoshta jo të gjithë janë gati për progresin, por progresi duhet të ecë përpara, duhet të vazhdojë edhe për ta. Ju falenderoj me gjithë zemër që jeni këtu”, tha ai.

Në mënyrë të veçantë, Veliaj falënderoi përfaqësuesit arbëreshë, të cilët kanë ruajtur gjuhën, kulturën dhe traditat shqiptare. “Dua të falënderoj të gjithë po i quaj tani delegatë, ashtu siç i quante Ismail Qemali, të gjithë delegatët që na kanë ardhur nga vist tona arbëreshe, kështu që faleminderit shumë, një duartrokitje për të gjithë miqtë arbëreshë që prej 500 vitesh ruajnë gjuhën, ruajnë kulturën, ruajnë ritet tona. Ju falënderoj me zemër që që jeni këtu kaq të shumtë dhe jeni bërë pjesë kaq e fortë e komunitetit tonë” tha ai.

Veliaj vuri theksin te roli kyç i Unionit të Bashkive Shqiptare, duke theksuar se ky organizëm përfaqëson shumicën e shqiptarëve, duke i cilësuar kryetarët e bashkive si ambasadorë të progresit dhe dinjitetit kombëtar.

“Sot ky union, bashkimi ynë, përfaqëson shumicën e qytetarëve që kanë kombësi shqiptare. Kjo do të thotë që shumica e shqiptarëve qeverisen prej zyrave tuaja, prej vendimeve tuaja, prej skuadrave tuaja. Kjo do të thotë që keni përsipër një mision të jashtëzakonshëm, për t’i dhënë dinjitet kombit tonë, pavarësisht kufijve shtetërorë, pavarësisht ndarjeve kufitare për t’i dhënë secilës hapësirë ku jetojnë shqiptarët, ku studiojnë nxënësit tanë, ku pensionojnë të moshuarit tanë, ku kalojnë kohë në universitet, ku mjekohemi në spitale, ku shëtisim në parqe, në secilën prej hapësirave që prek dora jonë, le të jetë kjo me dinjitet dhe të jetë kjo një vepër patriotike” shtoi Veliaj.

Takimi u zhvillua në kuadër të aktiviteteve festive që po zhvillohen në Tiranë.

Ora 12:41
Të rinjtë nga Gostivari në Tiranë për Paradën e shqiptarëve

 

Në paradën e shqiptarëve që organizohet sot në Tiranë i është bashkuar edhe një grup të rinjsh nga Gostivari.

“Ne jemi nga Gostivari. Përfaqësojmë Gostivarin me 4 grupe, 2 shoqata kulturore dhe artistike, 'Reka e Epërme 1' dhe ‘Jahi Hasani’ që promovojnë veshjet autoktone shqiptare.

Kemi një orkestër të nxënësve filoriste dhe gjimnazistët i kemi të komunës së Gostivarit.

Sot këtë festë ta shijojnë të gjithë nxënësit dhe do ta duan ta festojnë në Tiranën tonë të shqiptarisë” , tha një nga vajzat që kishte ardhur nga Gostivari për Report Tv.

Ora 12:20
Parada e shqiptarëve në Tiranë/ Kryetari i shoqatës ‘Vatra’ në Turqi: Jemi 100% shqiptarë

 

Paradës së shqiptarëve që organizohet sot në Tiranë me rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë i është bashkuar nga Turqia edhe kryetari i shoqatës ‘Vatra’.

“Ne kemi ardhur nga Turqia me 6 anëtarë të bordit të kryesisë së vatrës. Kemi qenë edhe vjet dhe prandaj kishim dëshirë të vinim përsëri.

Urojmë shqiptarët për Pavarësinë. Gëzuar Festën e Flamurit”, tha Bora Zukali i kryetar i shoqatës së Vatrës në Turqi, për Report Tv.

Ai thotë për gazetaren e Report Tv se edhe pse jetojnë në Turqi nuk e ndjejnë veten si minoritet, pasi ata janë 100% shqiptarë dhe se populli turk ka shumë respekt për ta.

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vau Dejes: 28/11/2024 13:03

    Ju nuk ju lejon Turqia me hap shkolla Shqipe dhe ju thoni jena Turqeli e Turqia nderton xhami ne Tirane.Ju duke mos pas shkolla shqipe nuk mund ta trashegoni gjuhen shqipe te fmit e tuj!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dosja/ ‘Ne i arrestojmë, ajo i liron!’, si Artan Hoxha ‘shiti’ te Suel Çela policin që denoncoi gjyqtaren Pajtime Fetahu

Dosja/ ‘Ne i arrestojmë, ajo i liron!’, si Artan Hoxha ‘shiti’ te Suel Çela policin që denoncoi gjyqtaren Pajtime Fetahu