Ky 28-nëntor do të festohet në mënyrë unitare si asnjë herë më parë nga të gjitha trevat shqipfolëse.
Me iniciativën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, më datë 28 nëntor, në kreyeqytet do të zhvillohet për herë të parë një paradë dedikuar historisë dhe kulturës së kombit shqiptar.
Veliaj ka publikuar videomesazhin e kryetarit të Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemit, i cili fton bashkëqytetarët e tij që t’i bashkohen këtij manifestimi kombëtar.
“Më 28 nëntor, në festën tonë kombëtare, në ditën e Flamurit, qyteti i Gjirokastrës do të vijë me një spektakël ngjyrash të traditës dhe trashëgimisë tonë kulturore. Thirrja është për të gjithë qytetarët e Gjirokastrës, kudo ku jetojnë t’i bashkohen këtij manifestimi kombëtar. Isopolifonia dhe jo vetëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku do të prezantohen edhe vlerat kulturore të qytetit tonë. Shihemi në Tiranë, më 28 nëntor. Mos mungoni”,- është shprehur Golemi.
/SCUTARI/,ne NY behen cdo vit dy parada,nje per Thanksgiving dhe nje per Christmas nga Macy's dhe marrin pjese banda muzikore e grupe kercimtaresh e performuesish nga shkollat e te gjithe U.S,pa llogaritur pjesemarresit e tjere.Po keshtu,nje parade e ngjashme pa ballonat e famshme behet ne Washington D.C per pavaresine e inagurimin e presidentit dhe Parada e trendafilave behet cdo 1 Janar ne California,pa llogaritur paradat e S.Patrick e ca te tjera qe jo aq te rendesishme qe zhvillohen ne shtete e qytete te ndryshme per raste te ndryshme.Jeta vete eshte nje /big parade/ qe kerkon pjesemarrjen e te gjitheve.
PërgjigjuNuk jam kundër asnjë festimi por jam kundër marrjes së nxënësve dhe mësuesve nga ditët e pushimit zyrtar dhe me aksion të transportohen në Tiranë sepse dikush do të filmojë disa njerëz që brohorasin si më kohë të Dullës...kinezëri!! (Nxënësit kanë marrë urdhër që me paratë e tyre të marrin me qira kostume kombëtare!!)
Përgjigjupo bej paraden ne gjirokaster, c pune ke ne tirane ti more
Përgjigju