Parada e shqiptarëve zhvendoset nga New York në Tiranë! 150 ansamble e mijëra pjesëmarrës në Ditën e Pavarësisë! Kambo: Forcojmë lidhjet mes shqiptarëve kudo në botë

Për herë të parë, Tirana do të bëhet mikpritëse e paradës së Shqiptarëve, ditën e 111-vjetorit të Pavarësisë. Me pjesëmarrjen e mijërave shqiptarëve nga të gjitha trojet, parada do të mbledhë mbi 150 Ansamble popullore.

Drejtorja Ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, Andriola Kambo, tregon detaje të paradës që për herë të parë zhvendoset nga Nju Jorku në Shqipëri.

“Tirana ka qenë një bum turistik. Ne po përpiqemi të promovojmë të gjitha qytet shqipfolëse nga kryeqendra e të gjithë shqiptarëve. Ku ka më mirë të festojmë në ditët e pavarësisë. Të promovojmë vlerat dhe grupet artistike që janë të kësaj parade”, u shpreh drejtorja Ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, Andriola Kambo.

Ky event synon nxitjen e saj qa Kambo preferon ta quajë “rrjetëzim të shqiptarëve” kudo ku ka të tillë.

“5 mijë e ca vetë janë pjesë të kësaj parade. Po flasim për një paradë për herë të parë të llojit të saj.  Kemi 47 komuna arbëreshe. Thuajse gjithë Tirana është e bllokuar. Kemi dhe diasporën që po bëhet pjesë. Po vijnë nga New Yourk-u për tu bërë pjesë’, tha Kambo.

Prej 15 vitesh ky organizim i shoqatës “Rrënjët Shqiptare” ka veshur nju Jorkun me petkun e flamurit, dhe ka shërbyer për të dhënë mesazhe bashkimi për shqiptarët.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë