Paradoksi/ Borussia Dortmund fiton më shumë miliona euro nëse humbet finalen kundër Real Madrid në Wembley

Paradoksi/ Borussia Dortmund fiton më shumë miliona euro nëse humbet finalen kundër Real Madrid në Wembley

Jude Bellingham dhe finalja Dortmund - Real Madrid

Champions League luan më 1 qershor në "Wembley" finalen mes Real Madrid dhe Borussia Dortmund. Shpërblimi nga UEFA për fituesin është 20 milionë euro, ndërsa 15 milionë të tjera shkojnë për humbësin.

Fitorja e Champions League është prestigj, por Borussia Dortmund duke parë vetëm anën financiare, do të ishte më mirë ta humbiste. Arsyeja? Marrëveshja e nënshkruar me Real Madridin për transferimin e Bellingham verën e kaluar.

Në fakt, nëse spanjollët do të fitonin trofeun me 'veshë të mëdhenj', verdhezinjtë do të merrnin një bonus prej 25 milionë eurosh të tjera në bazë të asaj që përfshihej në kontratën e shitjes së Bellingham nga Dortmund te Real një vit më parë.

Po, kështu si erdhën rrethanat Dortmund do arkëtonte më shumë nga humbja e trofeut, pasi Bellingham është pjesë e Real Madrid, kundërshtarit të gjermanëve.

Një paradoks i vërtetë. Me pak fjalë, duke parë vetëm anën financiare Dortmundi do të ishte padyshim më mirë të linte 'portën e hapur' për djemtë e Ancelottit. 

Kujtojmë se sipas klauzolës, Real Madrid i pagoi 20 milionë euro Borussia Dortmund pasi "Galaktikët" fituan La Ligan. Real pagoi te Dortmund 103 milionë euro për të bërë të vetin Bellingham, me shifrat që sa vijnë edhe shtohen pas sukseseve të "Los Blancos" me Bellingham në fushë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

'Ishin groposur brenda në fuçi' Gazetarja Banushi zbulon se ku ishin fshehur 3 mln euro cash që sekuestroi SPAK

'Ishin groposur brenda në fuçi' Gazetarja Banushi zbulon se ku ishin fshehur 3 mln euro cash që sekuestroi SPAK