TIRANE - Pamjet e mëposhtme janë marrë paraditen e sotme në tregun “Avni Rustemi” që ndodhet në zemër të kryeqytetit. Siç shihet arka të tëra me produkte peshku të prishura, hidhen në mes të ditës në kazanët e mbeturinave, që nuk ka pak që janë zbrazur nga firma e pastrimit.

(Në foto: Pamje nga kushtet e tregut "Avni Rustemi" në Tiranë)
Kjo do të thotë se këto produkte të prishura peshku do të qëndrojnë në kazanët e plehrave ë këto temperatura të larta deri ditën tjetër kur të vijë sërish makina e pastrimit, duke u kthyer në një burim infeksioni… për të mos folur për aromën kutërbuese që përhapin…Për qyteterët që blejnë këtu kjo situatë është skandaloze.

Tregu “Avni Rustemi” administrohet nga bashkia e Tiranës, por që e ka lënë krejtësisht jashtë vëmendjes. Në fakt Bashkia ka përcaktuar vende ku mund të shesin tregtarët, por ata i refuzojnë dhe siç e shikoni edhe nga pamjet, preferojnë që të shesin produktete tyre në trotuar…

Pavarësisht gjendjes skandaloze të këtij tregu, si për ironi, Bashkia e ka përfshirë atë në guidën turistike të qytetit të Tiranës, si një destinacion që duhet të vizitohet patjetër nga turistët e huaj.

Ndoshta do të ishte më mirë që specialistët e bashkisë, përpara se ta përfshinin në guidën turistike, ta vizitonin njëherë tregun, për të parë gjensdjen skandaloze të tij.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO