Fatos Çoçoli: Vizitori i dhjetëmiliontë

Fatos Çoçoli: Vizitori i dhjetëmiliontë

Rinas

Më 9 dhjetor 2024, dy ditë më parë, në Rinas u ul vizitori i dhjetëmiliontë për këtë vit. Gjashtë vite më parë, kjo metamorfozë e Rinasit as që mund të imagjinohej.

Në vitin 2018 aeroporti ynë i vetëm ndërkombëtar atëhere, mezi priste e përcillte rreth 3 milionë vizitorë, në pjesën më të madhe emigrantë që ishin të detyruar të merrnin avionin me biletën e shtrenjtë për në atdhe. Një pjesë e tyre zgjidhnin të mbërrinin në Podgoricë apo në Korfuz, dhe prej atje me makinë me qira apo autubuz për në atdhe, tek shtëpitë ose njerëzit e tyre.

Sipas Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve në Evropë dhe platformës së specializuar të të dhënave të trafikut ajror civil ndërkombëtar Cirium

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është aeroporti me rritjen më të shpejtë në Evropë që nga pandemia, me një rritje prej 225 përqind ose 2.3 herë, krahasuar me vitin 2019. Ai mban edhe shtimin më të shpejtë në Evropë të numrit të pasagjerëve për 11 mujorin e këtij viti me 33%, në krahasim me janar-nëntor 2023. Këtë vit, përmes Rinasit kanë udhëtuar në destinacione të tjera mbi 800 mijë kosovarë, 200 mijë malazezë dhe rreth 100 mijë maqedonas të veriut.   

Rinasi, mbi 10 milionë pasagjerë këtë vit
2019                                                      3.8 milionë pasagjerë
2022                                                      5.2 milionë pasagjerë
2023                                                       7.2 milionë pasagjerë
2024                                            Mbi 10 milionë pasagjerë

Investime të rëndësishme në Rinas

Në Rinas,hapësira e terminalit është trefishuar dhe pritet të shkoje në 100 mije m2. Ndriçimi në të gjitha hapësirat e aeroportit është LED. Ne Rinas po shtohen mjetet elektrike për operacionet në pistë. Aeroporti do të instalojë panele voltaike, që do të prodhojnë 49 MW energji, duke ulur më tej kostot e aktivitetit.

Janë shtuar 15 mijë metra katrorë në zonën e mbërritjeve të pasagjerëve, 6 vend-parkime të reja për parkimin e avionëve, duke shkuar kështu në 29 parkime avionësh në total.

Shumë shpejt, Rinasi do të arrijë kapacitetet për avionë të linjave transoqeanike, duke  bërë të mundur fluturime direkte drejt SHBA-ve.

Me mbi 129 destinacione direkte, Rinasi përfaqëson sot të vetmin aeroport ndërkombëtar në rajonin tonë, me një mbulim të gjerë, frekuencë të lartë dhe çmime shumë të përballueshme.

Risitë teknologjike në portat elektronike per pasagjeret “eGates”, skanerat e gjeneratës së tretë me njohjen elektronike te fytyres dhe kioskat e vetëshërbimit, e bëjnë Rinasin të ketë të njëjtin nivel shërbimesh elektronike, sa aeroportet më të zhvilluara në botë.

“Shpërthimi” i Rinasit në vitin 2024
 Janar-gusht 2023                              4 milionë e 607 mijë pasagjerë
 Janar-gusht 2023                              7 milionë e 234 mijë pasagjerë (ose 56% më shumë

Pse Rinasi nuk njihet më nga gjashtë vite më parë?

Në periudhën janar-gusht 2024, Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit ka përpunuar 7 milionë e 234 mijë, sa i gjithë viti 2023, ose 2.6 milionë pasagjerë më shumë se periudha janar-gusht 2023.

Në tre muajt e verës qershor, korrik dhe gusht 2024, Rinasi kaloi për herë të parë numrin e mbi 1 milionë pasagjerëve për seicilin muaj, ndërsa më 21 shtator 2024, u tejkalua numri i 8 milionë pasagjerëve gjithsejt këtë vit.

Këto janë shifra dhe arësye kokeforta pse Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit i kaloi kete dhjetor te 10 milione pasagjeret ne vit.

Rinasi me mbi 1 milionë pasagjerë çdo muaj të verës
Qershor 2024                                     1 milionë e 74 mijë pasagjerë
 Korrik 2024                                         1 milionë e 191 mijë pasagjerë
Gusht 2024                                         1 milionë e 252 mijë pasagjerë

Tashmë janë shtuar edhe turistë nga vende më të largëta, dhe jo vetëm prej vendeve tradicionale, nga Evropa dhe SHBA-ja.

Ndër vendet, prej të cilave fluksi turistik drejt Shqipërisë po rritet me herë, janë Australia me 9 mijë e 750 vizitorë, Zelanda e Re me 1 mijë e 887 hyrje dhe Japonia me 1 mijë e 642 vizitore per periudhen janar-gusht 2024.

Nga Amerika e Veriut ka pasur një shtim të ndjeshëm të udhëtarëve sidomos nga Kanadaja, të cilët kanë arritur këtë vit në 17 mijë e 55 persona.

Me shtimin e ofertës nga vetë Aeroporti i Rinasit dhe me zgjerimin dhe zgjatimin e pistës, për ta bërë të përshtatshme për fluturimet ndëroqeanike, për të cilën po investohet fort tani,  do të mund të kemi shtime eksponenciale të numrit të turistëve nga Azia dhe Amerika.

Me nisjen e fluturimeve nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës vitin e ardhshëm, Shqipëria projektohet të jetë e para në rajon për shpenzimet për familje për udhëtime ajrore.   

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

PD përkujton 34-vjetorin e themelimit, Salianji mesazh nga qelia: Do jemi bashkë për të festuar triumfin e së mirë mbi të keqen

PD përkujton 34-vjetorin e themelimit, Salianji mesazh nga qelia: Do jemi bashkë për të festuar triumfin e së mirë mbi të keqen