Paradoksi pas vizitës së Ramës/ 30 vjet nga rivendosja e marrëdhënieve diplomatike, por pse prej 8 vjetësh Shqipëria ende pa ambasador në Vatikan?

Paradoksi pas vizitës së Ramës/ 30 vjet nga rivendosja e marrëdhënieve diplomatike, por pse prej 8 vjetësh Shqipëria ende pa ambasador në Vatikan?

Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Rama ishte sot në Vatikan, në një ceremoni të organizuar nga Sekretari i Shtetit Parolin, ku u përkujtua 30 vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë. Më pas gjatë ditës, kryeministri së bashku me bashkëshorten dhe djalin e tij të vogël, u pritën në një audiencë private nga Ati i Shenjtë, në përfundim të së cilës të dyja palët theksuan raportet e mira mes dy vendeve, në këtë përvjetor të rëndësishëm.

Por, përtej shkëlqimit të pamohueshëm të marrëdhënieve që faktohet më së miri nga dy vizita apostolike në këto 30 vjet, ka një detaj që në publik palët bëjnë përherë kujdes të mos e prekin, por në bisedat diplomatike private është përherë temë e nxehtë diskutimi: prej më shumë se 8 vjetësh, Shqipëria nuk përfaqësohet në Vatikan në nivel ambasadori, por me një të ngarkuar me punë, edhe ajo e pandryshuar prej më shumë se 8 vitesh.

Në vitin 2015, qeveria Rama u përpoq të mbushte vendin e lënë bosh në vitin 2013 nga ambasadori i ndjere Rrok Logu, duke propozuar Visar Zhitin, një i ish-i përndjekur dhe ish-ministër i Partisë Demokratike në opozitë, që për çudinë e të gjithëve, u refuzua si i papërshtatshëm pikërisht nga presidenti demokrat Nishani, pavarësisht thirrjeve të vete demokratëve për dekretimin e tij.

Debati, i cili zgjati disa javë, përfundoi me refuzimin e emrit të Zhitit nga kreu i atëhershëm i shtetit, por shumë zëra asokohe, aluduan që Zhiti ishte viktimë e disa rrethanave që nuk kishin të bënin fare me personin e tij.

Prej atëherë, pavarësisht ndërrimit të presidentit, qeveria nuk ka bërë më përpjekje për të mbushur vendin e lënë bosh prej gati një dekade, ndonëse burimet tregojnë që kembengulja nga Kisha dhe nga Selia e Shenjtë nuk ka qenë e vogël. Të njëjtat burime thonë se qeveria nuk ka në plan të bëjë përpjekje përpara vendimit të pritshëm të gjykatës Kushtetuese për fatin e kreut të shtetit.

E gjitha kjo, ndodh në një kohë kur Papa Francesku jo vetëm ka treguar një vëmendje personale të theksuar ndaj Shqipërisë, por në 4 vitet e fundit, ka sjellë në postin e Nuncit Apostolik në Shqipëri, jo emra dosido, por diplomatë me peshë si Imzot John Charles Broën, ish Nunc Apostolik në Irlandë dhe Imzot Luigi Bonazzi, ish Nunc në Kubën e Fidel Kastros.

Për këto arsye, lind në mënyrë të paevitueshme pyetja: pse ky 30 vjetor i festuar me pompozitetin që meriton, e gjen Shqiperine me 'sede vacante' në Selinë e Shenjtë, prej më shumë se 8 vjetësh?

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 27/11/2021 22:01

    Redaksia' cili eshte problemi qe shtrohet ketu' mungesa e perfaqesimit diplomatik ne Vatikan apo dergimi i miqeve e shokeve me pune jashte shtetit? Vatikani ne Rome eshte. Shqiperia ka nje ambasade aty dhe ambasador jo se bejne ndonje pune po per numer. Ne vend te shqetesoheni se si do i veje puna letrave te te madhit Fishta nese lideret shqiptare sa here piqen ne Papen i japin ndonje leter a thua ua ka lenene prinderit e tyre!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv