Parajsat fiskale, Sejko: S’kemi
informacion për transferta të dyshimta

Parajsat fiskale, Sejko: S’kemi<br />informacion për transferta të dyshimta
Pas shpërthimit të skandalit të parajsve fiskale, i pagëzuar si “Panama Papers”, Guvenatori Gent Sejko tha sot se Banka e Shqipërisë nuk ka informacion për transferta të dyshimta në drejtim të vendeve “offshore”.

I pyetur nga Raport TV mbi kompanitë koncesionare shqiptare me lidhje në parajsat fiskale, Sejko tha se bankat shqiptare nuk janë të përfshira në dërgesa të paligjshme jashtë vendit.

“Në rradhë të parë të parë, bankat e nivelit të dytë që operojnë në tregun bankar në Shipëri, që janë të licencuara nga Banka e Shqipërisë, kanë pasqyra financiare të çertifikuara, të mbikëqyrura si nga ekspertët kontabël ashtu edhe nga Banka Qendrore në rolin e rregullatorit. Pra, ky fenomen nuk ka ekzistuar në vetë bilancet e bankave. Ne nuk kemi informacion që sektori bankar shqiptar të jetë i përfshirë në fshehje të të ardhurave apo në pasqyra të dyfishta”, deklaroi Sejko.

Deklarata e Sejkos u bë gjatë konferencës për shtyp, pas mbledhjes së sotme të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Analiza: A mund ta zgjidhë FMN-ja krizën e borxhit të vendeve të varfra?

Analiza: A mund ta zgjidhë FMN-ja krizën e borxhit të vendeve të varfra?