MILOT - Një 26 vjeçar ka humbur jetën ndërsa 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident rreth orës 18:00 në autostradën Milot-Rreshen.

Ermal Koldashi nga Kukësi ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi automjeti tip Reno me të cilin ai udhëtonte së bashku me vëllain e tij Arjan Koldashi 30 vjeç, i plagosur rëndë, u përplas me një kamionçinë në të cilën udhëtonin 3 persona.

Të palgosur kanë mbetur çifti Shpëtim dhe Elvana Beqiri 32 dhe 26 vjeç nga qyteti i Laçit si dhe Nazmi Lika 44 vjeç nga Miloti, të cilët u dërguan në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Shkak për këtë aksident u bë parakalimi i gabuar i mjetit ku udhëtonin dy vëllezërit Koldashi që me pas u përplas ballë për ballë me kamionçinën dhe u përfshi nga flakët. U desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të shuar flakët.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)