Policia Rrugore e Elbasanit ka gjobitur me masë administrative 12 000 lekë të rinj një shofer që ka kryer parakalim të gabuar në kthesë me rrezikshmëri në aksin rrugor "Librazhd-Prrenjas".

Rasti është denoncuar nga një qytetar ndërsa policia më pas ka bërë verifikimet nëpërmjet pamjeve filmike.

“Si rezultat, shërbimet e Policisë Rrugore kanë identifikuar drejtuesin e këtij automjeti, shtetasin G. T., dhe i kanë vendosur atij, masën administrative 12 000 lekë të rinj, bazuar në pikën 10 të nenit 141, të Kodit Rrugor”, njofton policia.

Policia Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të vijojnë të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.