Vrasja e liderit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç, ka tronditur politikën dhe mbarë opinionin publik. Por më të prekur nga ngjarja janë padyshim familjarët e Ivanoviç. Mediat raportojnë se gruaja e tij, Milena, e ka pritur shumë keq lajmin për ekzekutimin e bashkëshortit.
Ajo nuk ka mund ta përballojë këtë lajm të trishtë, duke përfunduar në spital, në gjendje të fikti. Milena shoqërohej nga kunati i saj, në momentin që ka marrë vesh lajmin e të shoqit. Ndërkohë, në një reagim të parë, ajo ka paralajmëruar vrasësit e bashkëshortit të saj se nuk do të përfundojnë mirë.

“E rëndësishme është që fëmijet tanë janë mirë dhe tani janë me nënën time. Kush e ka bërë këtë, duhet ta dijë se nuk do të përfundojë mirë”, është shprehur Miena, shkruan media serbe Kurir.
d.c./shqiptarja.com
LAJMET MË TË VLERËSUARA