Paralajmërimi i Erdogan: Në Idlib mund të ndodhë një masakër, nëse hidhen raketa

Paralajmërimi i Erdogan: Në Idlib mund të ndodhë një masakër, nëse hidhen raketa

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi se sulmi në provincën Idlib të Sirisë mund të shkaktojë “masakër”. Komentet vijnë derisa forcat qeveritare siriane po përgatiten për një ofensivë të madhe në rajonin e fundit të kontrolluar nga rebelët.

“Një masakër serioze mund të ndodhë nëse atje hidhen raketa”, tha Erdogan. Ai po ashtu paralajmëroi për rrezikun që luftimet e rënda do të shkaktojnë fluks të madh refugjatësh në Turqi.

Idlibi kufizohet me Turqinë dhe është enklava e fundit e madhe e mbajtur nga kryengritësit që luftojnë presidentin sirian, Bashar al-Asad, forcat ruse dhe iraniane. Këto të fundit kanë luajtur një rol të madh në mbështetjen e Assadit gjatë luftës në Siri.

Mijëra trupa qeveritare dhe luftëtarë aleatë janë vendosur tashmë në zonat që rrethojnë Idlibin. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po ashtu ka paralajmëruar Assadin dhe aleatët e tij kundër “sulmeve të pamatura” në Idlib./REL

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë