Kryeministri Edi Rama ka reaguar duke përshëndetur deklaratën e fortë të zyrtarit të lartë të SHBA-së, Matthew Palmer që paralajmëroi Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin nëse do të ketë dhunë në protestën e sotme. Rama thotë se Amerika nuk e toleron dhunën kundër institucioneve dhe nuk e fal kundërvënien ndaj Reformës nē Drejtësi, prandaj në 30 Qershor do të zhvillohen zgjedhjet lokale.

"Prandaj është ajo që është Amerika se nuk e kupton lojën me Kushtetutën;nuk e pranon politikën në dëm të zgjedhjeve demokratike;nuk e toleron dhunën kundër institucioneve - e në këtë rast s’ka se si e fal kundërvënien ndaj Reformës nē Drejtësi! Vetëm përpara drejt 30 qershorit" thotë Rama.

Postimi i kryeministrit Edi Rama

Nga Washingtoni, Matthew Palmer, Zëvendës Ndihmës-Sekretar i Shtetit dha një mesazh të drejtpërdrejtë për udhëheqësit e opozitës shqiptare. “Dua të jem shumë i qartë me Z. Basha, Znj. Kryemadhi dhe të tjerë në partitë e tyre: nëse në protestat e ardhshme ka akte dhune, për ne ata do të jenë përgjegjësit.

Ka qenë shumë e qartë në të kaluarën që kur drejtuesit duan që protestat që të jenë paqësore, ato kanë qenë paqësore" tha ai nder te tjera. (lexo ketu te plote). Opozita zhvillon protestën e tetë kombëtare në 19:00.