Ministrja Elisa Spiropali ka reaguar pas deklaratës së fortë të zyrtarit të lartë të SHBA-së, Matthew Palmer për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin nëse do të ketë dhunë në protestën e sotme.

"Më qartë dhe me troç se kaq nuk ka! Përgjegjësit për dhunën janë Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Nuk do të shkelin më në SHBA po s’u ndalën SOT! Zgjedhjet do të bëhen më 30 Qershor dhe PIKË" shkruan ministrja.

Nga Washingtoni, Palmer dha një mesazh të drejtpërdrejtë për udhëheqësit e opozitës shqiptare. “Dua të jem shumë i qartë me Z. Basha, Znj. Kryemadhi dhe të tjerë në partitë e tyre: nëse në protestat e ardhshme ka akte dhune, për ne ata do të jenë përgjegjësit. Ka qenë shumë e qartë në të kaluarën që kur drejtuesit duan që protestat që të jenë paqësore, ato kanë qenë paqësore" tha ai nder te tjera.