Paralajmërimi i gjeneralit: Britania e Madhe duhet të bëhet gati për luftë

Paralajmërimi i gjeneralit: Britania e Madhe duhet të bëhet gati për luftë

Foto ilustruese e ushtarit britanik

Britania duhet ta trajnojë një “ushtri qytetare” për të qenë e gatshme të luftojë në të ardhmen, ka thënë kreu i ushtrisë.

Gjenerali Patrick Sanders ka paralajmëruar se rritja e rezervistëve “nuk do të mjaftojë”.

Ai vuri theksin në kërcënimin e Rusisë dhe bëri thirrje që të bëhet më shumë për të pajisur forcat e armatosura të Britanisë, raporton BBC.

Patrick nuk foli për rekrutimin, ku kërkohet që burrat që arrijnë moshën e duhur për luftë të regjistrohen në ushtri, por i dha rëndësi thirrjes vullnetare nëse shpërthente lufta.

“Paraardhësit tanë nuk arritën t’i perceptojnë implikimet e të ashtuquajturës Kriza e korrikut më 1914 dhe u përplasën në luftërat më të kobshme. Ne nuk mund të lejojmë të bëjmë të njëjtin gabim sot. Ukraina ka vërtet rëndësi", tha Patrick.

Nuk është hera e parë që ai paralajmëroi për rritje të kërcënimit për luftë. Ai tha se lufta e Rusisë në Ukrainë nuk është vetëm për territor, por që të shkatërrojë sistemin dhe mënyrën e jetesës së të gjithëve.

Patrick ka përmendur hapat që po marrin Suedia dhe Finlanda për ta vënë veten në gatishmëri pas paralajmërimit për luftë.

 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Reperi me famë botërore, Snoop Dogg ndjek në Instagram këngëtaren shqiptare

Reperi me famë botërore, Snoop Dogg ndjek në Instagram këngëtaren shqiptare