Paralajmërimi i Lorenc Vangjelit: Evi Kokalari mund të përfundojë në një gjykatë amerikane

Një mori akuzash të Evi Kokalarit ndaj deputetit Belind Këlliçi kanë përfunduar në gjykatë nga ky i fundit, i cili ka ngritur akuzën e shpifjës.

Në emisionin “Kontrast” në Report TV, Këlliçi tha se Kokalari loboi mbi bazën e shpifjeve ndaj figurës së tij, kryesisht për shkak të xhelozisë politike.

Lidhur me këtë situatë mes dy emrave pranë Berishës, analisti Lorenc Vangjeli tha se Kokalarit do t’i duhet shumë fat apo drejtësia e vjetër që të dalë ‘pa u lagur’ nga kjo histori.

“Disa ditë më parë, gazetarët e javanews.al u vunë në dijeni të një padie me qindra faqe që zoti Këlliçi ka bërë ndaj zonjës Kokalari. Padi që u botua edhe në Shqiptarja.com. Unë i uroj shumë fat e shëndet avokatëve të zonjës Kokalari. Juristët e njohur të konsultuar me kërkesën tonë na kanë vënë në dijeni se zonjës do t’i duhet shumë, shumë fat, ose ajo drejtësia e vjetër që të shpëtojë nga kjo padi. Shpifjet e bëra ndaj zotit Këlliçi mund të shkojnë edhe në një gjykatë amerikane. Juristët më të njohur në vend që unë kontaktova, do ta merrnin me shumë qejf këtë çështje kundër zonjës” – tha Lorenc Vangjeli për Report TV.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja