Paralajmërimi i OBSH: Koronavirusi vret edhe të rinjtë e shëndetshëm dhe pa sëmundje të tjera

Paralajmërimi i OBSH: Koronavirusi vret edhe të rinjtë e shëndetshëm dhe pa sëmundje të tjera

Askush nuk është imun ndaj koronavirusit qoftë ai fëmijë, i ri, i rritur apo i moshuar. Mashkull apo femër. COVID-19 nuk bën ndonjë përzgjedhje në bazë të moshës, seksit apo edhe shtresës shoqërore. Pandemia po përhapet në të gjithë botën me hapa galoponte dhe nga dita në ditë rritet numri i të prekurve dhe i atyre që ndërrojnë jetë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë hedh poshtë perceptimin se COVID-19 vret vetëm të moshuarit dhe paralajmëron me zë të lartë.

"Koronavirusi nuk vret vetëm të moshuar. Ka raste të të rinjve të shëndetshëm që kanë pësuar komplikacione të rënda" ka thënë Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebrejesus.

Numri një i OBSH-së do të kujtojë se ka një numër domethënës të rinjsh që kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Gjithsesi Tedros Adhanom sqaron se COVID-19-ta është një sëmundje shumë më e rrezikshme për të moshuarit por që të gjithë duhet ta evitojmë.

Drejtori i përgjithshëm i OBSh këmbëngul se qëndrimi në shtëpi është mjeti më i mirë për të luftuar koronavirusin.

Përgatiti Andi Kapxhiu

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Kërkojnë qeveri teknike apo bashki teknike?

Kreshnik Spahiu: Kërkojnë qeveri teknike apo bashki teknike?