1696535209_vladimirputin.jpg

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar se konflikti aktual mund të përhapet përtej Lindjes së Mesme dhe është e gabuar që gratë, fëmijët dhe të moshuarit e pafajshëm në Gaza dënohen për krimet e njerëzve të tjerë.

“Detyra jonë sot, detyra jonë kryesore, është të ndalojmë gjakderdhjen dhe dhunën”, tha Putin në një takim të liderëve fetarë, raporton Sky News.

Ai paralajmëroi se përshkallëzimi i mëtejshëm “është i mbushur me pasoja të rënda dhe jashtëzakonisht të rrezikshme” që mund të shtrihen “shumë përtej kufijve” të Izraelit dhe Gazës.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Tanke izraelite në Gazën veriore! Gantz: Hamasi do të goditet kudo, edhe jashtë vendit! Erdogan - Papës: Izraeli po masakron Palestinën