Paralajmërimi i Trump: Politika e
Clinton sjell Luftën e Tretë Botërore

Paralajmërimi i Trump: Politika e<br />Clinton sjell Luftën e Tretë Botërore
“Politika e jashtme e Hillary Clinton në Siri mund të sjell Luftën e Tretë Botërore. Do të shkojmë në luftë nëse dëgjojmë Clinton” është kjo deklarata më e fundit e kandidatit republikan për Shtëpinë e Bardhë Donald Trump.

“Ne nuk po luftojmë me Sirinë, ne po luftojmë Sirinë, Rusinë dhe Iranin. Rusia është një fuqi bërthamore dhe armët e saj bërthamore funksionojnë, jo si në vende të tjera që vetëm flasin” u shpreh kandidati.

E ndonëse na ndajnë vetëm pak javë nga zgjedhjet e 8 nëntorit akuzat e ndërsjellta mes kandidatëve nuk kanë të sosur.

Trump u shpreh se Washingtoni duhet të përqëndrohet dhe të rrëzojë Shtetin Islamik sesa të mendojë për të hequr nga pushtetit presidentin sirian Bashar AL Assad.

Sipas tij Klinton do të ishte e paaftë të fliste me Presidentin rus Vladimir Putin, pasi ky i fundit ka shfaqur vetëm kritika ndaj tij.

Manjati i pasurive të paluajshtme akuzon edhe republikanët që nuk janë të bashkuar dhe nuk e mbështesin duke thënë se nëse partia do të ishte e bashkuar do të fitonte ndaj rivales.

Ndërkohë ish-sekretarja e shtetit ka propozuar një zonë ndalim fluturimi në Siri. E sipas krerëve të ushtrisë amerikane kjo mund të ndalojë konfliktin me Rusinë sa i përket avionëve bombardues në rajon.

Anëtarët e fushatës së Clinton akuzojnë Trump pasi luan me frikërat e amerikanëve.

E sa i përket sondazheve të mediave amerikane kandidatja demokrate vijon të jetë në avantazh me 48 % , me 9 pikë përqindje përpara Trump. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin