Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i bëri thirrje NATO-s që të "bëjë punën e saj" në Kosovë ose vetë Serbia do të lëvizë për të mbrojtur pakicën e saj në veri. Pas dështimit të një marrëveshje gjatë takimit me Albin Kurtin në Bruksel, Vuçiç doli në konferencë duke thënë se do të mbrojnë popullin serb.
“Nuk kemi ku të shkojmë, jemi në qoshe. Ne do ta shpëtojmë popullin tonë nga persekutimi dhe masakrat, nëse NATO nuk dëshiron ta bëjë këtë”, tha Vuçiç .
Ai gjithashtu tha se “bandat” e shqiptarëve të Kosovës nuk duhet të shkojnë në veri të Kosovës. Megjithëse i cilësoi banda, nuk dha asnjë provë përse i quan shqiptarët të tillë.
Serbia, së bashku me aleatët e saj Rusinë dhe Kinën, kanë refuzuar të njohin shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Një ndërhyrje e udhëhequr nga NATO në 1999 i dha fund luftës midis forcave serbe dhe separatistëve në Kosovë dhe ndaloi goditjen e përgjakshme të Beogradit kundër shumicës shqiptare të Kosovës.
BE-ja ka mbikëqyrur vite bisedimesh të pasuksesshme për të normalizuar lidhjet e tyre, duke thënë se ky është një nga parakushtet kryesore për anëtarësimin përfundimtar të Kosovës dhe Serbisë në bllokun 27-vendesh.
Sipas medias amerikane ‘AP Neës’, ekziston frika e përhapur në Perëndim se Rusia mund të inkurajojë aleatin e saj Serbinë në një ndërhyrje të armatosur në veri të Kosovës që do të destabilizonte më tej Ballkanin dhe do të zhvendoste të paktën një pjesë të vëmendjes së botës dhe NATO-s nga lufta e Rusisë në Ukrainë.
Pse pati tensione në veri?
Takimet në Bruksel u thirrën pasi serbët lokalë më 31 korrik dhe 1 gusht vendosën barrikada si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatim të dy vendimeve: për targat e makinave dhe dokumentet serbe. Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje për lëvizje të lirë prej vitit 2011. Serbia e ka zbatuar atë menjëherë. Kosova e ka zbatuar më 1 gusht - për pak orë - pikën për dokumentin për hyrje/dalje dhe e ka shtyrë zbatimin e vendimit për 1 shtator, me qëllim të uljes së tensioneve në veri.
Ndërkohë serbët i kanë hequr barrikadat. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar po ashtu një shtyrje të tillë, ndonëse kanë thënë se Kosova ka të drejtë të zbatojë këto vendime.
Vendimi për reciprocitetin e targave dhe mjeteve të identifikimit
Me vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës, qytetarët që kanë makina me targa serbe mund t’i riregjistrojnë ato deri më 30 shtator. Vendimi do të vlejë për të gjitha veturat e regjistruara në sistemin serb në periudhën prej 10 qershorit 1999 deri më 21 prill të këtij viti. Nga data 1 gusht, qeveri e Kosovës do të nisë edhe lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë.
Ky dokument do të lëshohet në të gjitha pikëkalimet tokësore dhe ato ajrore, si dhe do të jetë i vlefshëm për 90 ditë, ashtu sikurse dokumenti që autoritetet serbe lëshojnë për shtetasit e Kosovës kur të hyjnë në Serbi. Me këtë dokument do të pajisen edhe personat nën 16 vjeç që nuk kanë dokument identifikimi, por që duhet të kenë certifikatë të lindjes.
Çështja e targave rriti tensionet midis Kosovës dhe Serbisë në shtator të vitit 2021. Kosova vendosi masën e reciprocitetit ndaj makinave me targa serbe që hynin në Kosovë, duke kërkuar që shoferët të mbulonin simbolet shtetërore në targa me letra ngjitëse. Ky vendim shtyri serbët lokalë të bllokonin për dy javë pikëkalimet kufitare midis Kosovës dhe Serbisë, në Jarinjë dhe Bërnjak. Pas ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian, tensionet u ulën dhe palët u pajtuan për një zgjidhje të përkohshme për targat. Por, pas skadimit të afatit për të arritur një marrëveshje për targat, dy palët kanë vazhduar regjimin e letrave ngjitëse.
Ky fashist qetnik ështé duke e kerkuar at që nuk ia dhan gjatë viteve 1998-99 , si duket i është merzitur jeta .
PërgjigjuZoti vuçiç si I thone asaj fjales popullore "mos e kruj me gjethe fiku" se ........ por ju me duket se doni ta kruni me gjethe hisllash po prap me keq do te dali te shofim se me çar do ta kruni, se që po e kruni kjo po shifet ...........
Përgjigju