Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se Rusia mund të krijojë “kriza të reja” në Ballkan dhe Moldavi, në mënyrë që të largojë vëmendjen e botës nga lufta në Ukrainë. Ai thotë se konflikti në Lindjen e mesme është i vjetër, duke pohuar se Rusia qëndron pas me aleatin e saj Iranin.

Ai bëri thirrje se vemendja duhet të kthehet nga Ballkani të cilin Rusia do ta kthëjë në një lindje të mesme, nëse shtete e botës nuk bëjnë asgjë, do kemi një shpërthim të ri. Sipas tij, Rusia është e interesuar të devijojë ndihmën që po i bëhet Ukrainës nga vendet perëndimore pas agresionit rus.

“Tani ata kanë filluar të minojnë situatën në Moldavi. Për të treguar se diçka nuk ishte në rregull atje gjatë zgjedhjeve. Për të njohur zgjedhjet si antikushtetuese. Për të shkatërruar qeverinë që është pro-evropiane”, thotë presidenti ukrainas.