Paralajmërimi: Tolerancë zero, kush guxon të mos i bindet urdhërit apo thirrjes së policisë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka kërkuar ashpërsimin e politikës penale për ata që kundërshtojnë punonjësit e policisë gjatë kryerjes së detyrës.

Një politikë të re penale me mbështetjen e drejtësisë duhet të fillojë të zërë vend në Shqipëri. Kush guxon të mos i bindet urdhërit apo thirrjes së policit, apo të kanosë e agresojë, godasë e kundërshtojë apo ti rrezikojë jetën një punonjësi policie, duhet të kuptojë se toleranca jonë do jetë zero. Kodi Penal është i qartë, kemi bërë ndryshime në vitin 2019, që kanë ashpërsuar dënimet.

Deklaratat u bënë gjatë ceremonisë përkujtimore në përkujtim të 30-vjetorit të rënies në detyre të dëshmorit të policisë së shtetit Arben Ujka. Balla tha se parashikimet e Kodit Penal nuk janë zbatuar.

E vërteta është se edhe pse janë në kod, nuk janë zbatuar. Kriminelë që kanë marrë jetën e punonjësve të policisë presin të dalin nga burgu"

 

Ministri i Brendshëm garantoi vlerësim dhe mbështetje për të gjitha familjet e dëshmorëve të policisë së shtetit.

"Unë jam këtu për të kujtuar se djem si Arben Ujka, i kanë dhënë uniformës së policisë një vlerë të pakrahasueshme. Do vazhdoj të jem më pranë se kushdo tjetër ndaj familjeve të dëshmorëve"

Ashpërsimi i politikës penale për rastet e sulmeve ndaj punonjësve të policisë është kërkuar nga ministri i brendshëm edhe pak ditë më parë pas vizitës në spital tek polici i plagosur në Himarë Redin Çaushaj. 

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave