Yigit Bulut është një prej këshilltarëve kryesorë të Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili ka paralajmëruar se një luftë greko-turke do të përfundonte brenda 3-4 orësh në katastrofë për Athinën.
Mirëpo gazeta greke “Protothema” ka publikuar ato që i quan kërcënime të reja të Bulut gjatë një emisioni televiziv në kanalin shtetëror, TRT.
Këshilltari Bulut bënë të ditur Athinës gjatë programit “Analiza e Thellë”, se:
Prezenca ushtarake e Turqisë në Detin Egje është sa 3-fishi i Greqisë. Një luftë e Greqisë me Turqinë përfundon në katastrofë për Greqinë. Zgjat vetëm 3-4 orë dhe përfundon me katastrofë për Greqinë.
Yigit Bulut
Veçse duke iu referuar një incidenti të javës së kaluar mes fregatës greke e cila interceptoi një anije kërkim-zbulimi turke në Egje, Bulut njoftoi se Athina po nxitej nga fuqitë e mëdha për të sulmuar Turqinë.
Madje për këtë fakt ai dha edhe emra shtetesh. Sipas tij ishte Izraeli që i siguronte Greqisë informacione të siguruara nga avionët UAV në mënyrë që t’i përdornin kundër anijes turke “Barbaros”.
Gjithashtu media greke kujton se Bulut ka përdorur retorikë provokuese ndaj Greqisë edhe në të shkuarën.
Po, turqit janë si boksierë. Ata goditën të forta. Por ata nuk kanë sjellje inteligjente. Deklarata të tilla po dëshmojnë se kam të drejtë. Duke goditur Greqinë, humbësi nuk do të jetë Greqia. Mos harroni Qipron? Megjithatë, problemi vazhdon dhe turqit paguajnë një kosto të madhe.
Përgjigju