Kryeredaktori i RD-së, Bledi Kasmi, përmes një statusi në rrjete sociale bën thirrje që t'i hapet rruga opozitarizmit. Qartazi, Kasmi duket se është pozicionuar krah ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me përplasjen brenda PD-së.
Ai thekson se Berishës nuk i duhet PD-ja, por demokratëve dhe vendit më shumë se kurrë i duhet Berisha. Në përfundim, Kasmi shprehet se ora e përballjes me regjimin është e afërt dhe do jetë një betejë jetë a vdekje. Ai paralajmëron duke thënë: 'mjer kush i del përpara'.
Statusi i plotë nga Bledi Kasmi
“Sali Berishës nuk i duhet PD-ja, por demokratëve dhe vendit sot më shumë se kurrë i duhet Berisha për atë që përfaqëson dhe lërini përrallat e realizmit socialist me kult individi. Nëse nuk kemi kuptuar këtë, atëherë nuk kemi kuptuar asgjë se pse ata mijëra njerëz kanë mbushur sallat nga jugu në veri këto javë në një furi të jashtëzakonshme ku bashkoheshin zemërimi, revolta dhe shpresa njëkohësisht. Ata njerëz nuk mbushën sallat me shpresë për hallin e Berishës, por për hallin e tyre sepse janë në pikë të hallit.
Natyrisht, duhet të ishte bërë më shumë për kompromisin në PD javët e kaluara, por ajo që ndodhi keq në krye të rrugës mund të ndreqet përgjatë rrugëtimit opozitar dhe për këtë duhet të kursejmë njëri-tjetrin në etiketime, sepse gjuha kocka s’ka, por kocka bluan. E rëndësishme sot është vetëm fryma opozitare që është ringjallur si kurrë më parë dhe ajo nuk mund të shuhet më. Hapini rrugën opozitarizmit! Ora e përballjes me regjimin është e afërt dhe do jetë një betejë për jetë a vdekje. Mjerë kush i del përpara”, shprehet kryeredaktori i “RD”-së.
Situata në PD është mjaft e ndarë, me dy Kuvende Kombëtare, një i thirrur më 11 dhjetor nga Sali Berisha dhe një tjetër më 18 dhjetor i thirrur nga kreu i PD, Lulzim Basha. Pak ditë më parë, Basha tha se kushdo që shkel vendimin e Kryesisë së Partisë, përfshirë këtu edhe Sali Berishën, fatin e ka të caktuar nga Statuti i Partisë. Me këtë ai ka nënkuptuar se kushdo që paraqitet në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha do të këtë pasoja.
/K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.9%
-
Jo
49.5%
-
Jam i/e dyzuar
8.6%
Vota total: 2442
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nisma e Berishës për njohjen e vetëm dy gjinive, shpërthen Valteri: Nuk di ç'thotë, ligji njeh vetëm 2 gjini! Meçe: Do t'i bjerë në sy Trump, për non-gratën
29 Janar, 22:53
-
Dy standardet/ Në 2009 nismë për lejimin e martesave gay, sot Berisha kopjon Trump: Vetëm 2 gjini, dënim për ata që përmendin Prindin 1 dhe 2
29 Janar, 21:51
-
Xheni Karaj: Berisha luftë imagjinare kundër LGBTI, po kopjon Trump që t'i heqë ‘non grata’-n! VIDEO si mbrojti martesat brenda së njëjtës gjini
29 Janar, 19:37
-
Adriatik Doçi: Faktet/ Berisha propozoi ligj për martesat gay pas takimit me Soros, sot propozon të kundërtën nga halli i non gratës
29 Janar, 16:55
-
Berisha: Balluku në krye të krimit elektoral! Dorëzojmë ligjin që njeh vetëm 2 gjini (por në 2019 propozoi martesa brenda së njëjtës gjini)
29 Janar, 13:18
-
Berisha 'harron' drekat me Xhorxh Soros: Kur të vij në pushtet do shpall non grata Aleksin dhe do i mbyll fondacionin
29 Janar, 13:01
-
Basha pret Ali Ahmetin: Çdo cenim i të drejtave të shqiptarëve përbën një kërcënim për stabilitetin rajonal! Përpjekje për ta kthyer RMV në një satelit ruso-serb
29 Janar, 10:30
-
Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq
28 Janar, 22:55
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35
-
Beqiri në Report Tv: Për 21 janarin ka prova të reja, Berisha urdhëroi krimin! Çoi truprojën me 300 mijë euro te familja e Hekuran Dedës që t’i blinte heshtjen
28 Janar, 18:44
PD si duhet Berishes?!Po PD aty e pati Sala,pse nuk e morri me perpara,por u kujtua tani qe i zuri rrota bishtin?!Dhe leri denglat qe demokrateve dhe vendit i duhet Berisha per ate qe perfaqeson.Disa demokrateve ndoshta,por vendit?Ne s'jemi as Koreja e Veriut,populli i te ciles <<nuk bejne>> pa liderin suprem,as Gjermania e pas luftes,ku pati njerez qe vrane veten, nga qe se imagjinonin dot Gjermanine pa Hitlerin.Sa per kult individi,shembull me real se Berisha nuk ka,mjafton te degjosh fanatiket e tij.Dhe kur thua per demokratet qe jane ne pike te hallit.A nuk eshte /sekretari i partise/ dhe Basha qe i cuan ne kete pike te hallit?Dhe tani eshte po ky Berishe qe po shfrytezon hallet e tyre,per hallin e tij.
PërgjigjuTurp te degjosh kete karafil.Pale eshte dhe kryredaktir i Rilindjes . Demokracia or trim eshte zgjedhje, pra vot dhe jo sic doni ju ta merrni pushtetin me dhune Jujdes se pranove publikisht dhunen.Sot organet ligj zbatuese jane te pregatitura per cdo skenar te juajin.Zbatoni ligjin se rruge tjeter nuk ka per personat non grata .
Përgjigju“Mjer kush i del perpara!” Keshtu ketcenojne neofashistet. Dita e neofashisteve ka mbaruar. Mali
Përgjigju