Më herët këtë muaj, rajoni i Kamçatkës në lindjen e largët të Rusisë shpalli gjendje emergjence për shkak të një stuhie të fuqishme dëbore që la qytetin e tij kryesor pjesërisht të paralizuar.
Kryeqyteti i Rusisë, Moska, ka përjetuar reshjet më të mëdha të borës në më shumë se 200 vjet gjatë këtij muaji, thanë meteorologët e Universitetit Shtetëror të Moskës të enjten.
Pamjet nga qyteti me rreth 13 milionë banorë treguan qytetarë që përpiqeshin me vështirësi të kalonin mes grumbujve të mëdhenj të borës në rrugët e zonës qendrore.
Trenat e udhëtarëve në zonën e Moskës u vonuan dhe makinat mbetën të bllokuara në kolona të gjata trafiku të enjten në mbrëmje.
“Janari ishte një muaj i ftohtë dhe jashtëzakonisht i mbushur me borë në Moskë,” tha universiteti në rrjetet sociale. “Deri më 29 janar, Observatori Meteorologjik i Universitetit Shtetëror të Moskës kishte regjistruar pothuajse 92 mm reshje, që tashmë është vlera më e lartë në 203 vitet e fundit,” shtoi ai.
Grumbujt e borës arritën deri në 60 centimetra në disa pjesë të kryeqytetit të enjten.
Bora përbëhet kryesisht nga ajri, që do të thotë se niveli i borës së grumbulluar tejkalon ndjeshëm matjet shkencore të reshjeve, të cilat matin sasinë e ujit që ka rënë.
Reshjet rekord të borës u “shkaktuan nga ciklone të thella dhe të gjera me fronte atmosferike të mprehta që kaluan mbi rajonin e Moskës,” tha observatori.
Më herët këtë muaj, rajoni i Kamçatkës në lindjen e largët të Rusisë shpalli gjendje emergjence për shkak të një stuhie masive dëbore që la qytetin e tij kryesor pjesërisht të paralizuar.
Pamje të shpërndara në internet treguan pirgje bore që arrinin deri në katin e dytë të ndërtesave dhe njerëz që hapnin rrugë me lopata, ndërsa bora kishte mbuluar makinat në të dy anët e rrugëve.
Komente





