Paralizohet puna te "Dispanceria"
Grafia e skopia jashtë funksionit

Paralizohet puna te "Dispanceria"<br />Grafia e skopia jashtë funksionit
TIRANE- Numri i  personave që vuajnë nga mushkëritë çdo ditë e më shumë rritet, kjo si pasojë e ndotjes së lartë të mjedisit. Ndërsa puna në të vetmin vend ku mund të bëhen vizita të specializuara është e paralizuar komplet. Në Dispancerinë e vetme në Tiranë, aty ku të sëmurët nga mushkëritë bëjnë vizitat e specializuara, prej katër muajsh aparatura e skopisë është jashtë funksionit.

Shkak për mos funksionimin e kësaj aparature është bërë djegia e një llambe të saj. Por aparatura e skopisë nuk është e vetmja që nuk funksionon te Dispanceria, jashtë pune që prej 20 ditësh është edhe aparatura e grafisë.

Sipas personelit të Dispancerisë, aparatura e grafisë pritet të fillojë nga puna të hënën. “As grafia dhe as skopia nuk fuksionojnë. Skopia ka gati katër muaj që nuk punon dhe as nuk e dimë se kur do fillojë nga puna. Ndërsa për grafinë na kanë thënë se të hënën do vendoset në punë, por se sa e vërtëtë është këtë nuk e dimë” shprehet punonjësja e Dispancerisë. Por ajo që ëhstë akoma më problematike është fakti se shumë pacientë të cilëtë duhet të bëjnë vizita, kthehen pa mbaruar punë ose përfundojnë duke i bërë ato te privati.

“Kam ardhur disa herë për të bërë skopinë për mushkërinë, por më thonë që është jashtë funksionit. Nuk e di kur do vendoset në punë, për këtë askush nuk na kthen përgjigje. Por me sa ka mundësi nuk ka për të funksionuar ndonjë, sepse unë kam gati dy muaj që pyes për këtë gjë” -thotë një paciente e cila kishte shkuar për të marrë informacion. 

Një tjetër paciente e cila kishte shkuar për të bërë grafinë, u detyrua sërisht të kthehej. “Më tha mjekja që duhet të bëj një grafi këtu, por erdha këtu dhe më thanë që aparatura e grafisë nuk punon. Më thanë që të vij të hënë se mbase vihet në punë, por asgjë nuk është e sigurt” shprehet pacientja. Ajo më tej thotë se tashmë është e detyruar të  mbarojë punë te klinikat private, nësë edhe të hënë nuk mbaron punë. “Skopia nuk punon, as grafia nuk punon. Nëse edhe të hënë nuk mbaroj punë jam e detyruar që të shkojë në privat, sepe nuk pret puna”-thotë ajo. Një skopi, vlera e të cilës së bashku me vizitën shkon 3 mijë leke të rinj.            

Ndërsa personeli i Dispancerisë, shprehet se kostoja e llambës së djegur të skopisë shkon 10 mije euro dhe aparatura është e vjetër për t’i bërë këtë shërbim kaq të shtrenjtë. Por sipas infermiereve vetëm ne një dite mund te bëheshin deri ne 100 grafi. Çdo vit shërbimi përballon 500 të sëmurë kronikë me dëmtime të rënda në mushkëri.

Skopia është një aparaturë që bën të mundur ekzaminimin e strukturës së brendshme të objekteve optikisht të patejdukshme nga radiografitë apo rrezatimet depërtues.

Shkrimi u botua sot në gazetën “Shqiptarja.com” (print) 02.08.2013
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Kthjellime dhe vranësira, ja si parashikohet moti për fundjavën

Kthjellime dhe vranësira, ja si parashikohet moti për fundjavën