Nuk kishte mbaruar ende shkollën, heroi që parandaloi vrasjen e dyfishtë në Yzberisht pritet nga Ardi Veliu

Nuk kishte mbaruar ende shkollën, heroi që parandaloi vrasjen e dyfishtë në Yzberisht pritet nga Ardi Veliu

Ardi Veliu dhe punonjësi i Policisë Shkëlzen Tafa

Paraditen e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu priti në një takim, për ta falënderuar, punonjësin e Policisë Shkëlzen Tafa, i cili i ndodhur rastësisht dhe jashtë shërbimit në Yzberisht ku po ndodhte një konflikt që po përshkallëzohej deri në vrasje, ka ndërhyrë me profesionalizëm duke parandaluar një vrasje të dyfishtë. 

Veliu gjatë bisedës miqësore me punonjësin e policisë e ka falënderuar dhe përgëzuar atë për kurajën dhe guximin, për aktin human dhe të përgjegjshëm që ai kreu edhe pse nuk ishte në shërbim. 

“Ajo që ju bëtë është mishërimi i asaj çka duhet të bëjmë të gjithë ne punonjësit e Policisë së Shtetit. Veprimet e tua ishin kurajoze dhe profesionale, që nga vendimi që more për të ndërhyrë, nxjerrja dhe mbajta e armës, dhënia e komandave për personin që duhej t’i bindej urdhrit të punonjësit të Policisë e deri në neutralizimin e tij. Për këtë, unë si Drejtor i Përgjithshëm, por e gjithë organizata e Policisë jemi krenarë për veprimin tuaj. Qytetarët panë tek veprimet e tua Policinë që duan dhe kjo ka akoma më shumë vlerë për ne, rritja e besimit  dhe e mbështetjes së qytetarëve për Policisë, pasi pa qytetarët ne nuk mund ta kryejmë dhe përmbushim si duhet detyrën. Veprime të tilla në shërbim e në mbrojtje të jetës së qytetarëve duhet të jenë motiv për të gjithë punonjësit e Policisë", tha Veliu. 

Punonjësi i policisë Shkëlzen Tafa, pjesë e forcës së posaçme “Shqiponja” aktualisht në praktikë, pasi vijon studimet në vitin e tretë Bachelor në Fakultetin për Hetimin e Krimit në Akademinë e Sigurisë, ka falënderuar Drejtor Veliun për pritjen dhe vlerësimin dhe e ka siguruar atë se veprimin që ai ka kryer nuk e ka bërë për famë apo për bujë, por sepse ishte përgjegjësi morale dhe ligjore për uniformën që mban dhe detyrimin ndaj qytetarëve.

Në zonën e Yzberishtit në Tiranë, po rrezikohej jeta e një çifti, burrit dhe gruas së tij shtatzënë, pasi shoferi i një makine që po tenonte t’i merrte para duke i shtypur. Efektivi i policisë nxjerr armën dhe zbret nga makina shoferin që rezultoi të jetë Tualant Mekollari, një 39-vjeçar me precedent penalë, i sapodalë nga burgu.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • caff: 20/04/2021 16:05

    po si ska mbaru shkollen dhe rrinte me pistolet? Per veprimin bravo por kte pjesen pa shkoll dhe me pistolet :D

    Përgjigju
    • O hajdar: 20/04/2021 22:15

      Është në praktike( punë ose stazh ) me të drejta të barabarta me policin që paguhet dhe shkolla është 3 vjecare sepse polic i thkeshtë del me shkollë (akademi) 1 vjecare .ja pse është "pa shkollë".

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot