Një 25-vjeçar terrorizon Kombinatin në Tiranë, qëllon me armë zjarri në drejtim të banesës së Artur Korteshit, i cili është i përshirë më parë në ngjarje kriminale

Një 25-vjeçar terrorizon Kombinatin në Tiranë, qëllon me armë zjarri në drejtim të banesës së Artur Korteshit, i cili është i përshirë më parë në ngjarje kriminale

Policia e Tiranës

Një konflikt i pak ditëve më parë në kryeqytet për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi pasditen e së shtunës. 25-vjeçari Ronaldo Gurabardhi ka qëlluar me armë zjarri në afërsi të një banese në rrugën "Shaban Bardhoshi" në Kombinat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10. Gurabardhi ka qëlluar në drejtim të banesës së Artur Korteshit, ky i fundit i përfshirë në aktivitete të tjera kriminale dhe person me precedent penal.

Pas të shtënave, të cilat kanë terrorizuar banorët e zonës, është larguar me shpejtësi me një automjet në drejtim të paditur. Policia e ka shpallur në kërkim ndërsa janë ngritur disa postblloqe për të lokalizuar 25-vjeçarin. Mësohet se Gurabardhi ka patur një konflikt pak ditë më parë me të vëllanë e Korteshit, ndërsa është kthyer pasditen e së shtunës për t'u hakmarrë.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen dhe shoqërimin e shtetasit R. G., 25 vjeç, pasi dyshohet se me datë 20.03.2021, rreth orës 15:10, në Kombinat, në rrugën "Shaban Bardhoshi", dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër në afërsi të një banese dhe më pas është larguar me shpejtësi me një mjet. Punohet për kapjen dhe shoqërimin e këtij shtetasi”, thuhet në njoftimin e policisë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Con Kashta: 21/03/2021 00:03

    Asgje ska per te ndryshu!E njejta kaste me ftyra te reja qe do ngjajne si pronari tyre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja