ELBASAN - Një konflikt i nisur për motive banale mes dy personave në qytetin e Elbasanit për pak është finalizuar me përdorimin e armëve të zjarrit, por ndërhyrja në kohë e policisë e shmangu një gjë të tillë.
Mësohet se Mihat Ballhysa pas një konflikti me Artens Shkurtin ka nxjerrë armën dhe ia ka drejtuar këtij të fundit. Policia e njoftuar për konfliktin mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe arrestoi në flagrancë Ballhysën.
Këtij të fundit iu sekuestrua edhe arma, ndërsa u shoqërua në polici për të dhënë sqarime për ngjarjen.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com