Parandalohet në Lezhë një vrasje mes dy bashkëfshatarëve të cilët kishin konfikte të herëpashershme për çështje pronësie.
Sipas policisë së Lezhës bëhet e ditur se, Ernest Ndreca 56 vjeç, nga fshati Kodhel i Lezhës ka tentuar që të vrasë me armë zjarri K.H pasi ai pretendonte pronësinë e një toke gjë për të cilën ai e kishte kërcënuar se nëse nuk do i’a jepte do e vriste.

Sapo K.H ka njoftuar policinë, kjo e fundit ka shkuar në shtëpinë e 56 vjeçarit dhe përveçse e ka arrestuar i ka sekuestruar edhe armën e zjarrit pushkë model 63, 2 karikatorë me nga 20 fishekë, një sasi prej 66 fishekësh model 56 të cilat i mbante pa leje si dhe një armë gjahu tip çifte me leje.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com