Një person i dënuar për grabitje dhe vrasje u kap me armë të hënën nga policia e Tiranës, ndërsa udhëtonte me një motoçikletë, në bulevardin “Gjergj Fishta’ pranë ish- ekspozitës në kryeqytet.
Altin Koçi, 41 vjeç banues në Tiranë udhëtonte me një motoçikletë me targa AA 037 ndërsa me vete kishte një pistoletë “TT”, të cilën e mbante në çantë. Hetuesit dyshojnë se ai mund të ketë qenë duke përgatitur kryerjen e ndonjë krimi të rëndë, si vrasje apo grabitje me armë.

Efektivët e njësisë shqiponja të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, kishin informacione dhe të dhëna se Koçi mbante armë zjarri me vete. Madje sipas tyre ai dyshohet se edhe mund të ishte duke përgatitur kryerjen e ndonjë krimi. Arma është bllokuar nga policia dhe është dërguar në laborator për ekzaminim.
Pas ndjekjes së tij, efektivët e njësisë shqiponja dhe të komisariatit nr.3, ndaluan Koçin, ndërsa me vete i gjetën edhe armën. Gjatë marrjes së tij në pyetje nga hetuesit e komisariatit nr.3, Koçi nuk pranoi të jepte detaje se për se i duhej arma duke mos dhënë ndonjë arsye. Kjo ka shtyrë inspektorët e krimeve të nisin një verifikim të detajuar mbi lidhjet shoqërore.
Sipas policisë Koçi ka qenë i dënuar në vitin 1995, për akuzën e grabitjes me armë me pasojë vdekjen. Këtë dënim ai e kishte mbyllur disa vite më parë. Specialistët e hetimit, po verifikojnë disa pista për të dhe nëse Koçi është i përfshirë në krime të tjera të rënda.

Foto të tjera

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO