Ish-trajneri i Kosovës, slloveni Primoz Gliha ka komentuar për portalin kroat “24 Sata” ndeshjen e Kroacisë ndaj Shqipërisë 2-2.
Ai ka kritikuar futbollistët kroatë, e në veçanti Marcelo Brozoviç.
“Të gjithë mendojnë se mund të luajnë deri në moshën 40-vjeçare”, ka thënë ai për mesfushorin e Al Nassr.
Gliha ka thënë se kroatët gabuan me qasjen në lojë pas shënimit të golit të dytë ndaj Shqipërisë.
Ai ka thënë se nuk duhej të tërhiqeshin mbrapa.
“Ata donin që ndeshja të përfundonte sa më shpejt" ka thënë Primoz Gliha për gazetën kroate të sportit “24 Sata” dhe ka shtuar: “Ata filluan të kalkulojnë dhe aty filloi rënia”.
Duke komentuar kombëtaren kuqezi, ai tha se shqiptarët e kanë zakon që t’i nisin ndeshjet mirë, e më pas “u mbaron benzina”.
“Është traditë shqiptare, fillojnë fort e më pas u mbaron benzina, por është interesant se në fund ‘u ngritën nga vdekja’, ndërsa si u duk Kroacia në fund, ky është një problem i madh psikologjik.
Trajnerët dikur thoshin ‘kurrë mos shiko tabelën e rezultateve’, thjesht përqendrohu te loja dhe mendo sikur ndeshja zgjat edhe 100 minuta që të mund të durosh.
Atëherë kur shqetësohesh për kohën dhe jo për lojën tënde, nuk je 100 përqind i sigurt për veten”, ka thënë ish-trajneri i Kosovës Primoz Gliha, pas barazimit ndërmjet Kroacisë dhe Shqipërisë.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
EURO 2024/ Fillojnë ndeshjet e fundit, a mendoni se Shqipëria kalon grupin?
-
Po
56.5%
-
Jo
35.2%
-
Nuk e di
8.3%
Vota total: 1600
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Marca paralajmëron Spanjën: Sylvinho njeri ambicioz, ka mësuar nga trajnerët më të mirë
23 Qershor, 22:35
-
VIDEO/ Një ditë para ndeshjes, tifozët e Kombëtares nisin vallen në Dusseldorf! Stadiumi kundër Spanjës 'pikturohet' kuqezi
23 Qershor, 22:07
-
Euro 2024/ Nesër Shqipëri-Spanjë, ja çfarë parashikon macja e famshme në Instagram (VIDEO)
23 Qershor, 21:56
-
Euro 2024/ Parashikimet e OPTA, sa shanse ka Shqipëria për të dalë nga Grupi B
23 Qershor, 21:33
-
Euro 2024/ Rotacioni me Shqipërinë, de la Fuente i Spanjës: Kërkojmë fitoren, jemi larg ekipit të 2008-ës
23 Qershor, 20:48
-
'Minuta Zero'/ Gjyrezi: Do doja Ismajlin nga minuta e parë! Karriqi: Shqipëria fiton ndaj Spanjës
23 Qershor, 20:36
-
VIDEO/ Sylvinho jep kushtrimin: Nesër futemi në fushë për fitore, ëndërrojmë 1/8! Spanja ekipi më i fortë në Euro 24, e kam gati formacionin! Gjimshiti: T'i bezdisim
23 Qershor, 18:45
-
Euro 2024/ Kombëtarja luan kundër Spanjës, Tifozat Kuq e Zi me mesazh të rëndësishëm
23 Qershor, 18:20
-
Euro 2024/ Kombëtarja zhvillon stërvitjen gjenerale para Spanjës! Tifozët në mbështetje të ekipit
23 Qershor, 16:28
-
Euro 2024/ De la Fuente rotacion total, formacioni i Spanjës kundër Shqipërisë
23 Qershor, 16:03
-
Euro 2024/ Mirlind Daku humbet ndeshjen me Spanjën, UEFA: Sulmuesi dënohet me 2 ndeshje pas fyerjeve raciste
23 Qershor, 15:23
-
Sylvinho e la jashtë Europianit, Uzuni mesazh kombëtares para ndeshjes me Spanjën: Të bashkuar ia dalim
23 Qershor, 15:13