Paraqitje fantastike, UEFA zgjedh Berat Gjimshitin si 'Lojtarin e javës'

Paraqitje fantastike, UEFA zgjedh Berat Gjimshitin si 'Lojtarin e javës'

Berat Gjimshiti

Berat Gjimshiti zhvilloi një tjetër paraqitje mbresëlënëse me Atalantën në UEFA Europa League në sfidën e dytë çerekfinale ndaj Liverpoolit, aty ku skuadra e tij siguroi kualifikimin historik për në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni.

Kontributi i kapitenit të Kombëtares shqiptare në prapavijë ishte i jashtëzakonshëm, duke ndalur aksionet e rrezikshme të lojtarëve të Liverpoolit dhe në fund u përzgjodh nga UEFA si lojtari më i mirë i sfidës.

Por jo vetëm kaq, pasi UEFA hapi votimin për të zgjedhur edhe lojtarin më të mirë të raundit të dytë të çerekfinaleve të Europa League, çmim që është fituar nga kapiteni i Kombëtares shqiptare.

Gjimshiti ishte në garë me Jordan Veretout, Gianluca Mancinin dhe Matej Kovar që shkëlqyen me paraqitjet e tyre, por tifozët kanë përzgjedhur si lojtarin e raundit kapitenin e Kombëtares kuqezi.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Me shtrirje në mbarë Europën, ‘zbërthehet’ rrjeti ndërkombëtar i drogës me bazë në bazë Spanjë! 14 të arrestuar, mes tyre shqiptarë

Me shtrirje në mbarë Europën, ‘zbërthehet’ rrjeti ndërkombëtar i drogës me bazë në bazë Spanjë! 14 të arrestuar, mes tyre shqiptarë