Atalanta eliminoi Liverpoolin, Berat Gjimshiti më i miri në fushë: E jashtëzakonshme

Atalanta eliminoi Liverpoolin, Berat Gjimshiti më i miri në fushë: E jashtëzakonshme

Berat Gjimshiti dhe ndërhyrja vendimtare

Atalanta pësoi një 'humbje të ëmbël' dje 0-1 nga Liverpool dhe falë fitores 0-3 në ndeshjen e parë kalon në gjysmëfinalet e Europa League. Përballë ekipit bergamask është Marseille, ndërsa pas duelit për kualifikimin foli edhe Berat Gjimshiti.

Mbrojtësi i Kombëtares ishte më i miri në fushë, teksa ia doli në një moment që të ndalte Diaz, me këtë të fundit që ishte pranë golit të dytë te Liverpool.

"Krenari e madhe për ne, e mrekullueshme të shohësh Bergamon kaq të emocionuar dhe afër nesh. Ata jetuan një javë të pabesueshme me ne dhe sot tifozët na shtynë drejt këtij objektivi të jashtëzakonshëm.

Goli i Liverpool? Sigurisht që ishte një moment fatkeq për shkak të penalltisë. Por më pas morëm masat dhe u përpoqëm të luanim gjithsesi lojën tonë dhe mendoj se ia dolëm", tha Berati.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë