‘Ekziston një mundësi reale që koronavirusi të shuhet; përpara se të zhvillohet vaksina"- këto janë fjalët e ish drejtorit të OBSH-së dhe onkologut britanik Karol Sikora, i cili është i bindur se mund të ketë "një imunitet më të madh nga sa vlerësohet deri tani”.
Të gjitha përpjekjet për të gjetur një vaksinë, hulumtimi nga bashkësia shkencore dhe ‘luftërat’ midis shteteve mund të ishin të kota nëse "profecia", ose më saktë parashikimi, i ish-drejtori të Organizatës Botërore të Shëndetit dhe onkologut britanik do rezultonte i vërtetë
Sipas Sikora ‘popullsia botërore mund të ketë fituar tashmë një imunitet më të lartë nga se është vlerësuar deri tani". Me pak fjalë, sistemi ynë imunitar mund ta ketë fituar luftën me Covid përpara mbërritjes së vaksinës, fal imunitetit të krijuar.
Megjithëse skenari është inkurajues, për fat të keq Prof. Sikora është një zë jashtë korit të ekspertëve të tjerë botërorë, sipas të cilëve vaksina është mënyra e vetme për të eleminuar koronavirusin dhe që vetëm 10% e popullsisë në botë mund të ketë krijuar tashmë antitrupa.