Parashikimi i motit/ Kthjellime në vijën bregdetare, pasdite vranësira lokale

Parashikimi i motit/ Kthjellime në vijën bregdetare, pasdite vranësira lokale

Ditën e sotme Shqipëria do të mbetet në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm dhe kthjellimeve, pjesa më e madhe e vijës bregdetare. Sipas Meteoalb gjatë mesditës dhe pasdites pritet që vranësirat të shtohen në pjesën tjetër të territorit shqiptar, duke sjellë reshje shiu të karakterit lokal.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por do te ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 36°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Perëndimor  duke krijuar dallgëzim 2-3 ballë.

Rajoni dhe Europa
Europa Veriore dhe Jugore do të jenë në kushte të qëndrueshme atmosferike, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në Gadishullin Iberik. Ndërsa Europa Qendrore dhe Juglindore do të mbeten nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu të shoqëruara me mini stuhi ere.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Tipologji e re e turizmit në Shqipëri', eksperti: Vijnë shumë të rinj! Jo për plazhe por për ture, Gjirokastra nga më të preferuarit

'Tipologji e re e turizmit në Shqipëri', eksperti: Vijnë shumë të rinj! Jo për plazhe por për ture, Gjirokastra nga më të preferuarit