Parashikimi i motit/ Nesër rikthehen reshjet e shiut dhe dëborës, rriten temperaturat

Parashikimi i motit/ Nesër rikthehen reshjet e shiut dhe dëborës, rriten temperaturat

Nesër do të rikthehen reshjet e dëborës dhe shiut pas motit me diell që mbizotëroi ditën e sotme. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit nesër priten reshje të dobëta, kryesisht gjatë pjesës së dytë të ditës. Në pjesën Perëndimore, reshjet do të jenë në formë shiu (ose shi i përzier me dëborë), përjashtuar zonën Shkodër-Lezhë. Ndërsa në pjesën tjetër të territorit reshjet do të jenë në formë dëbore.

Temperaturat sipas IGJEUM do të pësojnë rritje të lehtë. Më konkretisht, nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 1 / 9 °C, në vendet e ulëta: 0 / 6 °C, në vendet malore: -8 / 2 °C. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare. Nga reshjet e dëborës që kanë rënë në ditët e fundit janë bllokuar disa zona të thella në veri dhe verilindje të vendit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë