Reshjet e ditës së martë sipas sinoptikanëve do t’ia lënë sërish vendin kthjellimeve ditës së sotme.
Për ditën e mërkurë,”Meteoalb” parashikon se territori i vendit tonë do të dominohet nga kthjellime deri në mesditë dhe vranësirat do të jenë kalimtare në zonat verilindore.
Pasditja do të vijojë me kthjellime në zonën Veri-Qendër, por kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të dominojnë zonat e Jugut.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, deri në datën 1 shtator nuk priten reshje, ndërsa në datat 2 dhe 3 shtator ka mundësi për reshje.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie duke bërë që maksimumi në rang vendi temperatura të ngjitet në 32°C.
Redaksia Online
E.J/ Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com