‘Këtë të premte në veri të vendit në disa zona malore pritet të bien reshjet e para të dëborës’ është ky parashikimi që meteorologu Metodi Marku dha gjatë një interviste për Report Tv.

Ditën e nesërme, pra këtë të shtunë pritet që të ketë një përmirësim të kushteve të motit pasi do të ketë ndërprerje të reshjeve ndonëse do të ketë rënie të temperaturës, deri 5-6 gradë më ftohë sesa mëngjesi i sotëm.

Edhe e diela po ashtu do të jetë një ditë më e ftohtë sesa e shtuna.

Ndërsa duke nisur nga e hëna dhe java e ardhshme do të ketë një përmirësim të ndjeshëm të temperaturave.

Meterologu bëri me dije se vlerat në vendet malore do të arrijnë  deri në 4-5 gradë.

Në zonat e ulëta temperatura  do të arrijë 10 gradë në bregdet 13 gradë Celsius.

Ndërsa vlera maksimale në zonat e ulëta do të  jo më më madhe se 22 gradë dhe në veri maksimalja  do të arrijë deri 16 gradë.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com