Deklaratat e Kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziut, i cili akuzonte Laçin se do t’i humbiste ndeshjet me Teutën dhe Vllazninë, kanë marrë vëmendje të veçantë dhe së fundit ka reaguar edhe FSHF-ja me një qëndrim zyrtar.
Me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare, FSHF-ja e fton Kryebashkiakun Mziu për bashkëpunim:
Federata Shqiptare e Futbollit fton Kryetarin e Bashkisë së Kamzës, z.Xhelal Mziu, për të sjellë pranë FSHF-së çdo informacion që ai disponon në lidhje me dy ndeshjet e Kategorisë Superiore, për të cilat ai është shprehur në media për përfundimin e tyre. FSHF i ka dërguar sot zyrtarisht z.Mziu kërkesën për bashkëpunim, për të ndarë çdo informacion që ai disponon në lidhje me ndeshjet për të cilat është shprehur. FSHF mbetet e hapur për bashkëpunim në ruajtje të integritetit të garës”, – shkruhet në postimin e FSHF-së.
Xhelalai ka per te shku, por nuk po gjen daullen se ja kishin mbushur me tym daulle dhe i ishte çare...
Përgjigju