Parashikoi saktë ndeshjet e Botërorit, oktapodi japonez vritet dhe shitet në treg

Parashikoi saktë ndeshjet e Botërorit, oktapodi japonez vritet dhe shitet në treg

Foto Ilustruese

Oktapodi japonez, i cili arriti të parashikonte saktë rezultatet e tre ndeshjeve të grupeve të Kupës së Botës u vra dhe u dërgua në treg për t’u shitur.

Rabioti që parashikoi saktësisht se Japonia do të fitonte kundër Kolumbisë, do të barazonte me Senegalin dhe do të humbte me Poloninë - u bë një fenomen kombëtar.

Por peshkatari që kishte kapur oktapodin vendosi që biznesi i tij ishte më i rëndësishëm se mbajtja e oktapodit "psikik" gjallë për fazat e eliminimit.

Kjo nuk është hera e parë që një kafshë përdoret për të parashikuar rezultatin e lojërave të Kupës. Në Botërorin e 2010-ës, oktapodi Paul u bë një yll ndërkombëtar pasi parashikoi saktë rezultatet e të gjitha ndeshjeve të Gjermanisë, si dhe finalen - në të cilën mbështeti Spanjën, e cila fitoi.

Por ndryshe nga “homologu” i tij, Paul nuk u vra për konsumim por ngodhi nga shkaqe natyrore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës