Kolumbiania që parashikoi të ardhmen apokaliptike dhe vrasjen e Donlad Trump ka tronditur botën me një tjetër parashikim të frikshëm. Deseret Tavares ka deklaruar se gjashtë qytete amerikane do të shkatërrohen në një sulm bërthamor.

"Ne do të bombardohemi në tokën amerikane, qyteti im, Los Anxhelos, do të shkatërrohet ...", ishte një nga parashikimet e kësaj gruaje. "Armët bërthamore do të jenë në Shtetet e Bashkuara ... ne do të kemi 6 qytete që do të shkatërrohen nga armët bërthamore", tha më tej ajo, raportojnë mediat e huaja.

Tavares u bë e famshme pasi parashikoi tërmetet në Kili dhe Haiti në vitin 2010, vdekjen e disa prej të famshmëve, si ajo e këngëtarit meksikan, Juan Gabriel, si dhe fatkeqësitë natyrore në Kolumbi e Amerikën Qendrore.

Gjithashtu, ajo parashikoi zgjedhjen e Donald Trump si President i Shteteve të Bashkuara, edhe pse sondazhet favorizonin Hillary Clinton.
 
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com